Ngjarja në kázino, flasin familjarët e 22 vjeçarit

Kafen e fundit para se të nisej, e kishte pirë në një kafene në Bellanicë të Malishevës.

Marketing

E nga këtu, Rilind Hoxha, kishte hyrë për t’i pr erë flokët tek shoku i tij.
Por, Arbër Sërtolli, nuk e dinte që ai takim, do të ishte i fundit më mikun e tij të fëmijërisë.
Ndërkohë rreth 4 orë pas këtij takimi, Rilindi me tre shokë të tjerë, kishin shkuar për ta vizituar Shkupin.
E rrugës për t’u kthyer në Kosovë, ata u ndalen në këtë vend për t’u furnizuar me derivate.

Derisa vetura e tyre të mbushej, 4 shokët vendosen ta pinë edhe një kafe, që doli të jetë e fundit për 22 vjecarin.
Kjo pasi që disa persona të ar matosur, hynë për të gr abitur këtë ka zino.
E kur plani nuk u shkoi siç e kishin menduar, ata qëlluan mbi të pranishmit, duke lënë të vd ekur Rilindin 22 vjeçar.

Pavarësisht që trupi i tij ndodhet ende në Maqedoninë e Veriut, familja në Bellanicë ka hapur dyert për të pame.
Familjarët për T7, kanë treguar që Rilindi kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Ai kishte disa vjet që po punonte në Gjermani.
Ndërsa në momentet kritike, ai kishte provuar të largohej nga vendi ku po kryhej gr abitja.
Familja e tij po bëhej gati për dasmën e djalit të tyre të vetëm.

T7 ka tentuar të flasë edhe me shokët e të ndjerit, që ishin me të kur ndodhi tragjedia.
Megjithatë ata nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë se si ka ndodhur ngjarja.
I vd ekur në këtë rast, mbeti edhe roja e kazinos, Bunjamin Nushi 20 vjeçar, nga fshati Krushopek i Shkupit.