Ngjarje e rëndë në Shqipëri, plagosen me thikë babë e bir

Dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Larushkë të Fushë Krujës. Babë e bir, Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç, janë dërguar në spital me plagë të shkaktuar nga mjetet e mprehta, thikë, në disa pjesë të trupit. Gjendja më e rëndë për jetën paraqitet për 58-vjeçarin Shefqet Stafuka,pasi ka marrë plagë në pjesën e barkut, ndërsa i biri ndodhet jashtë rrezikut.

Marketing

Të dy janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 21:00 , ku gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit me një person, i cili pasi ka plagosur me thikë babë e bir është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka ka pak kohë që është kthyer nga Spanja.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Marketing