Ngjarje sportive-humanitare në Shkup

Një numër i madh i veturave “MERCEDES” “AUDI” “PEZHO” “CITROEN” u prezantuan para adhuruesve të veturave në Shkup. Manifestimi i sotëm ishte i karakterit humanitar.

Marketing

Organizatori Aleksandar Gjeorgjievski u shpreh se numri i vizitorëve është shumë i madh. Manifestimi i sivjetëm është i katërti me radhë, ndërsa qëllimi kryesor është mbledhja e fondeve për shërimin e Darko Georgievskit i cili ka pasur aksident rrugor dhe duhet të operohet në Gjermani.

“Kjo është ngjarja e katërt me radhë, në fakt është traditë e mbajtjes së manifestimeve humanitare. Vitin e kaluar gjithashtu ngjarja u mbajt për të ndihmuar një nxënës tonin, këtë vit është më serioze gjendja, dhe prandaj morëm iniciativë që të organizohemi sërish .

Siç mund të shihni kemi lloje të ndryshme të makinave, të ndara në kategori të ndryshme, vijnë njerëzit për tu shoqëruar, për argëtim.. Veturat më të vjetra prezantojnë origjinalitetin, ndërsa veturat e reja, gjërat që i kanë investuar në to”, tha Aleksandar Gjeorgievski- Organizator.

Prezantuesit e veturave u shprehën se janë të lumtur që sadopak do të ndikojnë në shërimin e Darko Georgievskit.
“Para së gjithash iu falënderohemi të gjithë të pranishmëve këtu në këtë ngjarje. Siç e dini edhe vetë kjo ngjarje është ngjarje humanitare për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë.

Momentalisht këtu ka shumë vetura të ndryshme, ne konkretisht prezantojmë veturat tona PEZHO 106 GTI, dhe Citroen të cilat janë përpunuar nga ana jonë”, u shpreh Bllagoja Dimeski.

“Më pëlqen shumë kjo ngjarje, ne kemi ardhur këtu që të japim ndihmën tonë për Darkon, për donacionet. Të gjithë dashamirësit e veturave tentuam të mblidhemi sot këtu, edhe pse koha nuk është edhe aq e mirë”, tha Martin Kostovski.
Ngjarja është organizuar nga ana e profesorëve të shkollës së mesme ASUC. Ata pretendojnë që këtë aktivitet ta shndërrojnë në tradicional.