Ngjarjet e 27 prillit, Kostandinov: Po zbulohen porositësit

Dëshmitë në kuadër të procesit gjyqësorë po e zbulojnë planin monstruoz që duhej të zbatohet në kuvend, të porositur dhe planifikuar nga struktura të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevski, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së Konstadin Konstandinov.

Sipas tij shum të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, ish-kreun e DSK-së, Vlladimir Atanasovski, e kanë nxjerrë si organizatorë dhe pjesmarrës në planet monstruoze për vrasjen e politikanëve, fyerjen dhe sulmet ndaj gazetarëve, djegijen dhe shkatërrimin e veturave dhe shtëpive të deputetëve. Për këtë shkak, siç tha Kostadinov, Mickoski fton për amnisti të përgjithshme që t’i shpëtojë të afërmit e tij.

“Para disa muajsh Hristijan Micovski pikërisht Atanasovskin e kishte dërguar këtu në kuvend që të ofrojë zgjidhje për reforma në sistemin e ndjekjeve të komunikimeve në kuadër të punës dhe harmonizimeve midis partive rreth dispozitave ligjore. Për këtë arsye Mickovki është kundër pajtimit, për këtë arsye thrret në protestë dhe bllokime, për këtë arsye kërkon amnesti për porositësit dhe zbatuesit e dhunuesve. Mickovski dëshiron t’i shpëtojë nga përgjegjësia bashkëpuntorët dhe mentorin e tij Nikolla Gruevski”, tha Kostadin Kostandinov, nga LSDM.

Sipas Kostandinov zhvillimet e fundit përbëjnë edhe një dëshmi se duhet të bëhet dallim midis atyre që me vetëdije dhe paramendim kanë organizuar, kanë porositur dhe kanë zbatuar dhunën nga ata që nuk kanë ushtruar dhunë.

evn