Ngjyrat që rrjedhën prej kontejnerëve, formuan atë që dukej si një vepër arti (Foto)

Rrjedhja e ngjyrave prej disa kontejnerëve në Kent të Anglisë, ka bërë që të krijohet formësimi që duket si ndonjë vepër arti, e krijuar me qëllim për në ekspozitë.

Marketing

Në fakt, skena përbeht nga afro katër mijë litra kemikale të rrezikshme, që mund të rridhnin në kanalizim dhe të shkaktonin probleme serioze, transmeton Telegrafi.

Zjarrfikësit kanë intervenuar me shpejtësi dhe e lokalizuan masën e përhapur, në hapësirën që shfrytëzohet nga stafi i emisionit televizin Art Attack.

Fillimisht, kanalizimet u siguruan me shtresa balte, pastaj u punua që të pastrohej ngjyra e përhapur.

“Duket sikur është shkrirë logoja e pijes Red Bull” ka shkruar një komentues.

Shkaqet e rrjedhës së ngjyrës, janë ende nën hetime dhe nuk dihet si janë shkaktuar.

Marketing