Ngrirja e pemëve nga ngricat e fundit pranverore, bujqit kërkojnë dëmshpërblim

Ngrirja e pemëve, posaçërisht ngrirja e kajsisë dhe pjeshkave arrin edhe deri në 100% nga ngricat e fundit pranverore, thonë bujqit. Pjesa më e madhe të tyre nga kjo sigurojnë mjete për ekzistencë për gjithë familjen. Këtë vit jo vetëm që nuk kanë të ardhura, por do të kenë edhe shpenzime që t’i mirëmbajnë pemët për vitin e ardhshëm. Bujqit kërkojnë dëmshpërblim nga ministria e Bujqësisë.

Marketing

“Ne si federatë nacionale e fermerëve apelojmë dhe parashtruam kërkesë që tu ndihmohet bujqve që përjetuan dëmtime, të formohen komisione, të dilet në terren, të vlerësohet secila sa kanë ngrirë pemët dhe të jepet dëmshpërblim, për shkak se njerëzit do të mbeten pa mjete financiare për ekzistencë”, deklaroi Vaska Mojsovska, kryetare e Federatës së fermerëve.

Më së shumti ka dëme në rajonin e Vardarit për shkak të vegjetimit të hershëm. Në Berovë, Prespë dhe Tetovë dëmet janë më të vogla për shkak se kur ka pasur ngricë lulet e pemëve ende nuk kanë çelur, andaj rreziku për ngrirje është më i vogël. Por, jo vetëm nga temperatura, siç thotë agro-meteologu Angellovski, ngrirja varet edhe nga: lloji i tokës, mbajtja e ujit, kohëzgjatja dhe përsëritja e ngricës dhe pozita e terrenit.

“Temperaturat e tilla në këtë fazë të zhvillimit posaçërisht te kajsia, për shkak se lulet patën çelur, posaçërisht rajoni i Vardarit më së shumti pësoi. Ishte në fazën e formimit të frytit ose tashmë ishte formuar, ndërsa në atë fazë qëndrueshmëria është shumë e ulët”, tha Angjellko Angellovski, këshilltar për agrometeorologji.

Federata e fermerëve me kërkesë për modernizim të bujqësisë sipas shembullit të vendeve evropiane. Propozojnë që në Programin kombëtarë për zhvillim rural të Ministrisë së bujqësisë të përfshihet përdorimi i sistemeve kundër ngrirjes, rrjete të zhvilluara të ujitjes, mundësimi i furnizimit me ujë, mekanizëm për kyçje, pajisje me gaz që lëshojnë nxehtësi, rrjete mbrojtëse.

Ministri i bujqësisë, Arijanit Hoxha thotë se vazhdimisht komunikon me fermerët e dëmtuar në rajonin e Vardarit dhe se u ka shpjeguar se si të veprojnë në pjesën e vlerësimit të dëmit. Për ta vendos komision qeveritar në të cilin ka përfaqësues të Ministrisë së bujqësisë, të cilët do të bëjnë gjithçka që të mbulohen dëmet për pemëtarët dhe ata të përgatiten për vitin e ardhshëm, njëjtë si vitet e mëparshme.

“Komisionet komunale që formohen për situata të këtilla dalin në terren dhe procesverbalet që i përpilojnë dorëzohen te Komisioni për dëme, nëse nevojitet ekspertizë shtesë, ajo bëhet në Byronë për ekspertiza gjyqësore që është nën kompetencat e shtetit dhe pas kësaj bëhet vlerësim, përkatësisht Komisioni sjell vendime që ia propozon Qeverisë për procedurë të mëtutjeshme. Është e dukshme se dëme ka, por jemi të kujdesshëm, që ata të cilët kanë pësuar më shumë dëme, të dëmshpërblehen dhe të mos bëhen manipulime”, u shpreh Hoxha.

Kjo gjë përsëritet disa vite me radhë si rezultat i ndryshimeve klimatike. 3.5 milionë euro ka paguar shteti vitin e kaluar për dëme të këtilla. Bëhet fjalë për shuma të mëdha, thotë ministri Hoxha, andaj mendohet për metodologji të re për sigurim sipas shembullit turk Tarsim – të krijohet agjenci e re e cila do të mund të bëjë revolucion në pjesën e sigurimit, me qëllim që Komisioni të mos ballafaqohet çdo vit me situata të këtilla.

Marketing