Ngritet aktakuzë kundër 11 personave, mes tyre edhe Stevçe Jakimovski

Pas procedurës gjithëpërfshirëse hetimore, Prokurori publik kompetent për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te Gjykata Themelore Penale- Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër 11 personave, mes tyre është edhe ish kryetari i Komunës së Karposhit, S.J.

Marketing

Siç ka njoftuar Prokuroria publike, me aktivitetet e shkruara në aktakuzën i akuzuari i parë ngarkohet se ka kryer më shumë vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe një vepër penale “ndërtim të paligjshëm”. Një person është akuzuar se ka kryer vepër penale “abuzim të detyrës zyrtare dhe autorizimet”, shtatë persona ngarkohen për vepër penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” dhe dy persona me aktivitetet që akuzohen për vepër penale “ndërtim të paligjshëm”.

I akuzuari i parë në periudhën prej vitit 2011-2017 si person zyrtar- kryetar i komunës në më shumë raste e ka keqpërdorë detyrën zyrtare dhe autorizimet në procedurat e furnizimit publik dhe legalizimit të objekteve të përkohshme me karakter punues dhe privatizimit të tokës ndërtimore, pronë e RMV-së. Në periudhën prej vitit 2012-2015 në procedurën për furnizim publik, i akuzuari i parë ka shkaktuar dëm të buxhetit në komunë në vlerë prej 14.609.653,63 denarë. Pas furnizimit publik është aplikuar dhe është lidhur marrëveshje, i akuzuari i parë ka dhënë instrukcione gojore ndaj realizuesit të punëve shtesë, me çka vlera e përgjithshme e realizimit ka tejkaluar 100 për qind të vlerës së marrëveshjes fillestare.

I akuzuari i dytë siç thuhet në komunikatë, duke shkelur rregullat ligjore gjatë aplikimit të procedurës për furnizim publik ka kryer vepër penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë”.

Tre persona, si persona zyrtarë në komunë akuzohen se në mënyrë të pandërgjegjshme duke kryer autorizimet dhe detyrat e tyre pas aktivitetit të kërkesave të dorëzuara për vërtetimin e statusit juridik të objekteve të paligjshme kanë vepruar në kundërshtim me nenin 2 të Ligjit për veprimtaritë me objektet e ndërtuara të paligjshme dhe kanë përpiluar dhe evidentuar pajtueshmëri urbanistike dhe vendime për legalizim të objekteve të paligjshme me karakter të përkohshëm të vendosura në tokat, pronë e RMV”, theksohet në komunikatën e Prokurorisë publike