Niger, 19 civilë të vrarë në një sulm të armatosur

Në Niger 19 civilë humbën jetën në sulmin e organizuar nga persona të armatosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e sigurisë për AA thanë se persona të armatosur sulmuan një funeral në fshatin Gaigorou në rajonin Tillaberi pranë kufirit me Malin, në perëndim të vendit ku humbën jetën 19 civilë.

Në vitet e fundit fshati Gaigorou dhe rrethina e tij kanë qenë skenë e sulmeve nga persona të armatosur. Në janar në Tillaberi u shpall gjendje emergjence për shkak të sulmeve që u vranë qindra civilë.

Marketing

Rajoni i Liptako, i cili kryqëzohet me kufijtë e vendeve Burkina Faso, Mali dhe Niger në rajonin e Sahel-it, vitet e fundit ka qenë shënjestër e sulmeve nga organizata terroriste DEASH dhe grupet e lidhura me organizatën terroriste Al Kaeda.



. .

Marketing