Nigeri, dhjetra të vdekur nga sulmi i Boko Haram

Të paktën 65 persona e kanë humbur jetën në sulmin e organizatës terroriste Boko Haram në verilindje të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Kryetari i qeverisë lokale, Mohammed Bulama, në deklaratën për gazetarët, tha se anëtarët e organizatës terroriste në fundjavë gjatë një ceremonie mortore kanë kryer sulm në një fshat në shtetin Borno, si pasojë e së cilës kanë humbur jetën 65 persona.

Ai tha se nga sulmi janë plagosur 11 persona dhe shumë të tjerë janë të zhdukur.

Ndërkohë, presidenti i vendit Muhammadu Buhari publikoi një mesazh ngushëllimi për ata që kanë humbur jetën.

Sulmi i para dy javësh në një fshat tjetër në afërsi ishte parandaluar nga banorët lokalë ndërsa ishin vrarë 11 terroristë.

Që nga viti 2009, mbi 20 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e akteve të dhunës masive të Boko Haramit, organizatë e cila është aktive nga fillimi i viteve 2000.

Organizata nga viti 2015 ka ndërmarrë sulme edhe në shtetet fqinje si Kamerun, Benin, Çad dhe Niger. Të paktën 2.000 persona e kanë humbur jetën në sulmet e organizatës në pellgun e Liqenit të Çadit.

Pasi ish-zëdhënësi i grupit terrorist, Abu Musab al Barnawi në vitin 2016 u emërua si lider i ri i grupit, shkaktoi debate dhe ndarje brenda organizatës mes Barnawit dhe ish-liderit Abubaker Shekau i cili ishte lider nga viti 2009.

Marketing