Nike dhe EA Sports tejet të shqetësuara për rastin e Ronaldos

Kompania e Nike-s është shprehur tejet e shqetësuar për rastin e Cristiano Ronaldos, për një përdhunim të një gruaje amerikane në të kaluarën.

Marketing

Nike ka konfirmuar se do ta monitorojë nga afër situatën e yllit portugez, me të cilin ka një kontratë me vlerën e 870 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu edhe EA Sports, e cila ka një kontratë me Ronaldon, ka bërë komente të njëjta. “Ne jemi duke e monitoruar nga afër situatën dhe jemi të shqetësuar me këtë situatë”.

Ndërkohë klubi i tij aktual, Juventusi, iu është vënë në mbrojtje atij me atë që ka shkruar në Twitter.

“Cristiano Ronaldo ka treguar muajve të fundit profesionalizmin dhe dedikimin e tij, për të cilin Juventus është i kënaqur”.

“Ngjarjet që e ngarkojnë atë me akuza para 10 viteve nuk e ndryshojnë këtë opinion, e cila gjë tregohet edhe në këtë gjë pasi që kemi një kampion të madh”.

Po ashtu edhe vet Ronaldo i ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka reaguar në Twitter: “Unë i mohoj me vendosmëri të gjitha akuzat që janë bërë ndaj meje. Përdhunimi është një krim i tmerrshëm që është kundër çdo gjëje që unë jam dhe që unë besoj”, ka shkruar Ronaldo në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

“Sado që kam dëshirë ta pastroj emrin tim, unë refuzoj t’i ushqej mediat me spektakël të krijuar nga njerëz të cilët po tentojnë ta promovojnë emrin e vet në dëm timin. Ndërgjegjja ime e pastër do të më lejojë kështu të pres i qetë rezultatet e hulumtimeve që bëhen”.

Ish-lojtari i Real Madridit është akuzuar së fundmi nga një grua amerikane, e cila ka thënë se është përdhunuar nga ai.

Kathryn mayorga, 34-vjeçare, ka thënë se Ronaldo e ka dhunuar atë në Las Vegas në vitin 2009 dhe më vonë Portugezi ia ka dhënë asaj 375 mijë dollar amerikan në mënyrë që ajo të heshtë. Sipas Mayorgas, ajo është dhunuar seksualisht në anus vazhdimisht.

Për herë të parë këtë e ka bërë publike revista gjermane, Der Spiegel, dhe avokatët e Ronaldos kanë thënë se do ta padisin këtë revistë për këtë raportim, sipas tyre të rrejshëm.