Nikolla Gruevski do të mbetet pa rrogë të deputetit, sot ligji në rend dite

Nikolla Gruevski do të mbetet pa rrogë të deputetit, pasi shumica parlamentare do ta ndryshojë ligjin për deputetë, sipas të cilit, përderisa deputeti ka mandat, i takon edhe paga mujore. Ky propozim është pikë e rendit të ditës së seancës së sotme të Kuvendit.

Marketing

Nga pushteti propozojnë që neni 11 i Ligjit për deputetë të plotësohet me nenin 11-a i cili thotë: “Nëse deputeti është i dënuar me aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor, me dënim me burg më të gjatë se gjashtë muaj, e humb të drejtën e pagesës së rrogës, të ardhurave të tjera personale dhe pagesën e harxhimeve”. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është i dënuar me 2 vite burg me aktvendim të plotfuqishëm për rastin “Tenk”, megjithatë paga përsëri i paguhet, pasi mundësia e vetme me ligjin aktual është që në çdo mungesë të tij në punën e Kuvendit, ti ulet rroga nga 5 për qind.

Marketing