Nikolla Popovski drejtor i ri eksekutiv i Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit

Banka e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit AD Shkup përmes një komunikate të Berzës së Maqedonisë ka informuar publikun se Nikolla Popovski është zgjedhur për drejtor eksekutiv dhe anëtar i Bordit Drejtues të Bankës.

Marketing

Popovski vjen në vendin e Kirill Kolemishevskit, njeriu i parë i Bankës Zhvillimore i cili këtë funksion e kryente në 3 muajt e fundit, duke filluar nga 15 maji.

Përskaj Nikolla Popovskit, anëtar në Bordit Drejtues në Bankën e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit është edhe Veland Ramadani, i cili njëherit është edhe U.D Drejtor kryesor operativ.

Marketing