Nikolloski: Gabimi më i madh strategjik është se Maqedonia dhe Shqipëria janë në një grup

Maqedonia për dy vite radhazi nuk po merr datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE sepse qeveria e Zaevit nuk zbatoi reforma, deklaroi nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski, i cili po qëndron në Asamblenë kuvendare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Marketing

Ai tha se vizitën e shfrytëzon për shumë takime dypalëshe.

Ai gjithashtu tha se me të gjithë ato që ka biseduar është lënë përshtypja se gabimi më i madh strategjik i qeverisë së Zaevit është bërja e marrëveshjes me Edi Ramën, që Maqedonia dhe Shqipëria të hynë një të njëjtën grup sepse Shqipëria por tërheq prapa Maqedoninë.

“Me gjithë rrëmujën që po ndodh në Shqipëri dhe me mosfunksionimin e institucioneve atje, ajo tërheq seriozisht Maqedoninë dhe shkatërron perspektivat evropiane të qytetarëve të Maqedonisë. Grupi me Shqipërinë është e keqja më e madhe dhe problemi më i madh që mund t’i ndodh integrimeve evropiane të Maqedonisë dhe për këtë u bëra thirrje dhe ju luta të gjithëve me ato që u takova që të bisedojnë me ministrat për punë të jashtme dhe kryeministrat e tyre që të kërkojnë që ta ndajnë Maqedoninë dhe Shqipërinë, me qëllim që Maqedonia të bëjë një hap përpara”, tha Nikolloski.

Marketing