Nikollovski: Çmimi mesatar i grurit këtë vit është 9,14 denarë

Çmimi mestar prodhues i grurit këtë vit është 9,14 denarë, ndërsa pritet rendiment mesatar prej 3.500 kilogramëve nga një hektar, kumtoi sot ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.

Marketing

Nikollovski u bëri thirrje mullisëve që ta marrin parasysh këtë çmim të marrë konform analizave të shpenzimeve prodhuese të 300 bizneseve bujqësore dhe në bazë të kësaj, ta formojnë çmimin blerës.

Ministri i konferencë shtypi paralajmëroi katër masa të reja për mbështetje të bujqësisë, sidomos në prodhimin e grurit, me të cilat, siç theksoi, në sektor do të hyjnë katër milionë euro shtesë.

Çdo blerës i regjistruar i grurit që do të blejë grurë vendas të të bukës deri më 15 shtator të vitit 2018 dhe do ta paguajë deri më 15 dhjetor, do të marrë subvencion prej një denarë për kilogram grurë të blerë, theksoi ministri, duke shtuar se nëse priten 70.0000 kg grurë, kjo masë do të tërheq një milionë euro.

Sipas Nikollovskit, propozohen edhe disa masa, të cilat parashikojnë rritje të subvencioneve për 10 për qind për bujqësi, të cilat kanë mbi 100 hektarë me kultura bujqësore, si dhe pagesa e 10 për qind të mbështetjeve financiare për ata që kanë paraqitur 0,3 deri në 20 hektarë.
Ministri pret që masat e reja për mbështetje të miratohen në seancën e ardhshme, të martën.

Marketing