Nikollovski: Janë paguar 5,5 milionë euro subvencione për drithëra

Njohja me problemet e bujqve nga rajoni i Tetovës si dhe sugjerimet dhe propozimet e tyre por edhe promovimi i politikave për përmirësimin e bujqësisë në rajon dhe më gjerë në mbarë vendin, ishte qëllimi i vizitës së sotme në Tetovë të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski ku së bashku me disa drejtorë dhe bartës të funksioneve tjera nga ky sektor ka pasur në takimin me bujqit e këtij rajoni.

Marketing

Sipas ministrit Nikollovski, takimi i sotëm është vetëm vazhdim i praktikës së tyre që çdo të shtunë të vizitojnë rajon tjetër të vendit dhe të takohen me bujqit. Ai u përqendrua edhe në praktikën për pagesë në kohë dhe të rregullt të subvencioneve.

“Dje u paguan 332 milionë denarë apo 5,5 milionë euro për mbi 26.300 bujq për subvencionimin e kulturuarave të drithërave atëherë kur ju duhen që të investojnë në prodhimin e ri për këtë vit. Javën e kaluar u paguan 16 milionë euro për subvencione për bagëtitë edhe atë pa selektim për një ditë pagesë e plotë e subvencioneve për blegtorët. Javën e kaluar gjithashtu pa selektime dhe për një ditë vreshtarët nga rajoni i Tikveshit morën nëntë milionë euro subvencione”, tha Nikollovski.

Ai paralajmëroi se këtë vit do të vazhdojë edhe subvencionimi për kulturat bujqësore e rritur për 20 për qind si dhe për 10 për qind për blegtorinë.

Paralajmëroi se për sistemim të drejtë të subvencioneve dhe për konfirmimin e saktë të deleve duke filluar nga ky muaj deri më 30 qershor në bashkëpunim me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari do të bëhet marrja e gjakut nga të gjitha delet për konfirmim eventual të brucelozës ku subvencionimi i dhenve do të jetë me 50 për qind nga e shtetit.

Sipas tij Maqedonia e Veriut kryeson në rajon për vitin 2018 sipas shfrytëzimit të mjeteve nga programi IPARD për mbështetje nga BE-ja.

Marketing