Me hyrjen në NATO dhe Bashkimin Evropian, vera e jonë fiton etikë evropiane, subvencionet të cilat tani i paguajmë për vreshtarët dhe të cilat janë më të larta, do të vijnë drejtpërdrejtë nga buxheti i BE-së, porositi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, në tribunën e djeshme në fshatin Marena, komuna e Kavadarit.

Në tribunën, Nikollovski potencoi se vreshtaria është degë strategjike eksportuese dhe për këtë shkak çdo masë që e sjell Qeveria, është në drejtim të zhvillimit në këtë sektor.
“Miratuam masë të re, një denar subvencion për një kilogram rrush të shitur.

Tërësisht i paguam subvencionet, mirëmbajtjen e të mbjedhave vreshtare, u paguan 745 milionë denarë, këtë vit i kemi rritur këto subvencione për 20 për qind. Asnjë bodrum i verës më nuk u ka borxh vreshtarëve. Në vitin 2017 është arritur çmimi më i lartë blerës për rrushin prej 13,67 denarë për një kilogram, që është çmimi më i lartë në gjashtë vitet e fundit. I kemi përkrahur prodhuesit e verës, me atë që dyfish e kemi rritur për paraqitje në panaire ndërkombëtare”, deklaroi ministri Nikollovski.

Ai potencoi se me hyrjen në NATO dhe BE, do të rritet përkrahja financiare nga fondet evropiane, çmimet blerëse dhe do të garantohet plasman i sigurtë për prodhimet bujqësore të Maqedonisë, duke përfshirë edhe për verën e Maqedonisë.
Nikollovski në tribunë porositi se jo vetëm bujqësia, me anëtarësimin në NATO dhe BE, do të rriten fondet evropiane edhe për komunat në vend, me të cilat do të investojnë në zhvillim rural dhe kushte më të mira për qytetarët, bujqit. Kavadari deri tani ka shfrytëzuar rreth katër milionë euro mjete nga fondet evropiane.