Qëndrim i përbashkët për vendimin e Kosovës për të rritur doganat për pemët dhe perimet, pritet sot nga takimi i ministrave në Beograd, iniciues i të cilit është ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq.

Në takim përkrah ministrit të Bujqësisë të Maqedonisë, Ljupço Nikollovski, do të marrin pjesë edhe ministrja e Ekonomisë e Mali të Zi, Dragica Sekuliq, si dhe ministri për Tregti dhe Ekonomi i Bosnjë e Hercegovinës, Mirko Sharoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria e Kosovës para disa ditësh solli vendim që të rrit për 30 për qind doganat për importin e pemëve dhe perimeve, masë e cila pritet të zgjasë tre muaj dhe vlen për gjitha shtetet të cilat importojnë në tregun e Kosovës.

Vendet e rajonit nuk e mirëpritën këtë lëvizje dhe kërkuan tërheqje të vendimit, duke thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen me CEFTA-n për tregti të lirë.

Ndërsa ministrat resor në Maqedoni kërkuan që Kosova të tërheq vendimi dhe paralajmëruan kundër-masa për mbrojtjen e prodhimeve vendore.