Nikollovski: Pa datë për zgjedhje të parakohshme nuk kalon Ligji për prokurorinë e re

Që Qeveria t’i merr votat në Kuvend të VMRO-DPMNE-së për Ligjin për Prokurorinë e re Publike, do të duhet të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kështu ka thënën nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Marketing

Ai ka shtuar se nëse kryeministri Zoran Zaev, nuk pranon zgjedhje të parakohshme, partia opozitare do të bëjë thirrje për protesta.
“Pa datë për zgjedhje të parakohshme nuk mund të kalojmë asgjë tjetër në Kuvend pa dallim nëse grupet e ekspertëve do të pajtohen ose jo.

Zaev ka dy mënyra të pajtohet me ne në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, te ulemi dhe të dakordohemi, ose qytetarët të tregojnë se kur do të jenë nëpërmjet protestave masovike”, ka thënë Nikollovski në deklaratë për Kanal5

Marketing