Nikollovski: Paunovski u shkarkua në përputhje me ligjin dhe Kodin për sjellje etike

Shkarkimi i Stojko Paunovskit është në përputhje me ligjin dhe Kodin për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe mbajtësit e funksioneve publike, kumtoi sot Zëvendëskryeministri për Luftë kundër Korrupsionit, Lupço Nikollovski.

Marketing

Sipas Nikollovskit, në ditët në vijim do të emërohet u.d. drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut me qëllim funksionimin dhe veprimin e tij të pandërprerë. Deri më tani, akoma nuk është vendosur se kush do të vjen në vendin e Paunovskit.

“Është vepruar në përputhje me ligjin dhe Kodin. Janë shkelur nenet 4 dhe 6. Kodi nuk mund të zbatohet për një, ndërsa jo për një tjetër. Ashtu si në 20 raste të tjera, ne kemi konkluduar shkelje të Kodit dhe Kabineti i ka dorëzuar një njoftim me shkrim Kryeministrit, në përputhje me procedurën e përcaktuar në Kodin, me të gjitha opsionet e përcaktuara nga Neni 23 në rast shkeljeje. Kryeministri i propozoi Qeverisë që të fillojë procedurë shkarkimi në përputhje me nenin 10 të Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Pas kësaj është vepruar edhe në ditët e ardhshme do të emërohet u.d. drejtor në mënyrë që sidomos tani në këtë periudhë kur pritet lirim i masave, Inspektorati i Tregut të funksionojë normalisht. Aktualisht nuk ka u.d. drejtor të ri. Në ditët në vijim do të shohim se kur do të ketë seancë të Qeverisë, do të propozohet u.d. drejtor i ri dhe kur ai të emërohet, ne menjëherë do ta informojmë opinionin”, shpjegoi Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp në MBPEU.

Nikollovski theksoi se Qeveria, në përputhje me Informacionin për përforcimin e kapaciteteve të të gjitha inspektorateve të miratuar në seancën e 43-të, i dha 22 aprovime ISHT-së për punësimin e inspektorëve në Shkup, Strumicë, Shtip, Berovë, Dellçevë, Kriva Pallanka, Manastir dhe Prilep.

“Ne jemi krenar që kemi bërë një analizë të thelluar me ndryshimet në legjislacion, në pjesën e kontrollit dhe sanksioneve, por gjithashtu që me kohë, para çdo kujt tjetër dhe para çdo gjëje tjetër, i kemi dhënë 22 pëlqime Inspektoratit të Tregut, pikërisht për përforcimin e kapaciteteve. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë me të gjitha inspektoratet, nuk do të devijojmë nga vendosmëria për t’i përforcuar ato”, nënvizoi Nikollovski.

Marketing