Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve në aksionin e MPB-së janë funksionarët e partisë Dimitar Dimovski dhe Dejan Mitevski.

“Siç tha Zaev para disa muajve, pushteti ka hapur 750 raste kundër anëtarëve të VMRO-DPMNE-së. Pra, paramendojeni, Zaev, kryeministri i shtetit, i cili nuk duhet të përzihet në gjyqësorin dhe prokurorin. E dinë saktë se sa raste janë hapur kundër anëtarëve të VMRO-DPMNE-së.

Mëngjesin e sotëm e kanë hapur edhe rastin e 751, për shkak se dje kishin debakël në përzgjedhjen e Qeverisë, për shkak se Zaev nuk mundi të jetë edhe kryeministër edhe ministër i financave ”, tha Nikollovski.

Ai ka shtuar se hetimi kundër anëtarëve të VMRO-DPMNE-së është hapur ngase qeveria është në skandale të rënda.