Nikollovski: Qytetarët të bëhen pjesë e luftës së korrupsionit

Zëvendëskryeministri i angazhuar për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, Ljubço Nikollovski, ka inkurajuar qytetarët që të kritikojnë vazhdimisht, por edhe vetë të kyçen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nikollovski në një intervistë dhënë Agjencisë së Lajmeve MIA, po ashtu është zotuar se kjo Qeveri është duke i ndërmarrë të gjitha mekanizmat e mundur për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.

Marketing

“Qytetarët duhet të kritikojnë vazhdimisht, por edhe vetë të kyçen në luftën kundër kariesit në shoqëri, dukuri e cila po e gërryen edhe të ardhmen e fëmijëve tanë, dukuri e cila parandalon zhvillim dhe kushte më të mira dhe më të sigurta për jetesë dhe punë. Kjo është Qeveria e cila rrënjësisht i rreket zgjidhjes së problemeve dhe besojmë se edhe në këtë sferë qytetarët së shpejti do të shohin dallim dhe lëvizje drejt më të mirës.”,- tha zëvendëskryeministri, Ljubço Nikollovski.

Por, në këto deklarata të Nikollovskit kanë reaguar nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, e cila ka kritikuar këtë të fundit se i njëjti është pjesë e disa skandaleve korruptive, ku kanë qenë të kyçur edhe funksionarë të lartë të LSDM-së, përfshi edhe liderin e kësaj partie, dhe familjarët e tij.

“Ljupço Nikollovski, Zoran Zaev dhe LSDM-ja lejuan që krimi të metastazojë dhe jo vetëm që e lejuan por edhe i dhanë asaj mbrojtje dhe mbështetje. Ljupço Nikollovski, i cili është pjesë e një sistemi që lejoi mafiat e drogës të marrë pasaporta zyrtare maqedonase. Nikollovski dhe Qeveria nuk po luftojnë krimin dhe korrupsionin, por po luftojnë të lulëzojë krimi dhe korrupsioni. Heshtja e Ljupço Nikollovskit tregon se ai është përgjegjës për kontrabandën e 5 kamionëve të duhanit, Nikollovski është gjithashtu përgjegjës për heshtjen me skandalin e ndërmarrjes së vëllait të tij i cili në mënyrë të habitshme rriti për mrekulli përfitimin për 2100% në mes të krizës. Nikollovski është gjithashtu fajtor për mossanksionimin e Rashkovskit, Carovskës dhe dhjetëra zyrtarëve të tjerë që janë mbërthyer në skandale.”,- u tha nga VMRO-DPMNE.

Nikollovski në intervistë po ashtu ka folur edhe për koordinimet në kuadër të koalicionit qeverisës, ku sipas tij këto komunikime kalojnë në mënyrë korrekte dhe se bashkarisht koordinojnë aktivitetet dhe se në luftë kundër krimit duhet të kyçen të gjithë. Lidhur me bashkëpunimin dhe koordinimin me VMRO-DPMNE-në, Nikollovski potencoi se nga kjo parti në çdo hap vijnë pengesa, ose sabotime në dhënien e drejtësisë në raste të ndryshme. Lidhur me raportin e Departamentit të Shtetit që thotë se korrupsioni në vend është në një nivel të lartë. Zëvendëskryeministri theksoi se ata nuk janë indiferentë ndaj raporteve që deklarojnë dobësitë e shoqërisë, por, siç tha ai, kjo nuk i demotivon ata në këtë qëllim që kanë, por përkundrazi vetëm i motivon. (TVM2)

 

Marketing