Nikollovski: rreth 100 milionë euro subvencione për bujqësinë

Ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski, thotë se fermerët këtë vit do të marrin 99.8 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta, duke shtuar se nuk është e mundur të krahasohet miratimi i programit të ri me realizimin e programit të mëparshëm.

Por, paralajmëron se me rishikimin e buxhetit do të sigurohen fonde shtesë për të kompensuar vreshtarët, që do të thotë më shumë para për bujqësinë.

“Tendenca e udhëzimeve që jepen edhe nga ana e atyre që tani nën monitorim të fortë i ndjekin politikat dhe realizimin, shkon në drejtim që mbështetja e drejtpërdrejtë duhet të zvogëlohet në llogari të programit të zhvillimit rural. Por, me buxhetin që është pjesë e këtij programi, janë siguruar fonde për pagesë të plotë dhe të rregullt të të gjitha ekonomive bujqësore dhe të të gjitha subvencioneve”,- deklaroi ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.

evn