Nikollovski: Zaev për dy vite nuk ka biseduar me studentët, bujqit dhe të papunët

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski ka komentuar vitin që po e lëm pas. Në emisionin e mbrëmshëm në Tv Alfa ka theksuar se ky vit është viti më i keq në historinë e Maqedonisë duke adresuar kritika ndaj kryeministrit Zaev.

Marketing

“Vlersoj se 2018-ta ishte viti më i keq në historinë tonë. Ne kemi kryeministër që nuk e kemi parë të del mes popullit, të takohet me bujqit, studentët, të papunët. Nuk e kemi parë të bisedon për problemet e njerëzve”, tha Nikollovski.

Marketing