Nimic: Nëse nuk ka sukses Referendumi nënkuptohet se Maqedoni nuk është e interesuar për anëtarësim në NATO dhe BE

Refuzimi dhe mosnjohja e Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë mund të komentohet si porosi drejtuar botës se nuk jeni të interesuar për zgjidhje, nuk jeni të interesuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), nuk jeni të interesuar për anëtarësim në NATO, kështu vlerëson ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara (KB) në kontestin e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic në një intervistë për BIRN, transmeton Zhurnal.

Marketing

“Një pjesë e botës do të thotë: ‘Në rregull, këto njerëz nuk janë të interesuar, të gjejnë zgjidhje, atëherë pse ne të kujdesim për ata?’ Kështu që, do të kalojnë shumë, shumë, vitepara se diçka të zgjidhet në këtë pjesë, nëse tani refuzohet propozim zgjidhja”, thekson në intervistë ndërmjetësi në kontestin me emrinin, Metju Nimic.

Cili do që të jetë rezultati i Referendumit më 30 shtator, Nimic e mbyllë misionin e tij ndërmjetësues lidhur me kontestin e emerit.

“Shpresoj që marrëveshja do të marrë dritë jeshile në të dyja vendet, por për çdo rast, unë nuk do të merrem më me këtë çështje. Kuptohet, se gjithëhere do të jemi i lidhur ngushtë me këto dy shtete në mënyrë të veçantë”, për më nuk do të jemi përgjegjës, që të kujdesem për këtë çështje”, thotë midis tjerash në intervistë Nimic, transmeton Zhurnal.

Nimic në intervistë tregon se si ish sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB), Ban Ki Mu, i ka thënë se me urgjencë duhet të gjendet një zgjidhje për çështjen e emrit, pasi që nuk dëshiron më të jetë në situatë të pakëndëshme kur duhet ta thekson emrin e Maqedonisë si shtet.

“Nuk mundet më shumë, në mbledhje thashë Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe të gjithë më qeshën. Patjetër të zgjidhet kjo çështje. I thashë menjëherë do ta zgjidhim”, rrëfeb dialogun me Ban KI Mu, NImic i cili siç transmeton BIRN ka qeshur në intervistë deri sa ka rrëfyer këtë rast. Për Nimic, ideja e tërzgjatjes së kontestit ka qenë shumë e rrezikshme.

Marketing