Nimic: Udhëheqësia dhe politikanët në Shkup janë para vendimeve të mëdha

Udhëheqësia dhe politikanët në Maqedoni do të duhet të sjellin vendime të mëdha për të ardhmen e vendit të tyre, deklaroi ndërmjetësi i KB-së në bisedimet midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, Methju Nimic.

Marketing

Duke e komentuar jehonën e pamjaftueshme të votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, Nimic në një deklaratë për TV Antenën greke në Nju-Jork thotë se fokusi duhet të vihet tek ata të cilët dolën dhe votuan “për”, pasi ata të cilët janë kundër edhe nuk votuan nuk ofrojnë një alternativë tjetër.

Marrëveshja e Prespës, sipas Methju Nimic është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe e hap rrugën për të ardhmen stabile të të gjithë Ballkanit.

Marketing