Ninxha propozoi 115 audio incizime për organizatorët e dhunës në Kuvend

Aleksandër Vasilevski- Ninxha i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend si dëshmi shtesë ka propozuar 115 audio materiale dhe 20 fotografi. Ai tha se materialet i ka dorëzuar tek Prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kërkon që kjo e fundit materialet t’ia dorëzojë gjyqit. Ninxha kërkoi që dëshmitë e tij të dëgjohen pa praninë e publikut.

Marketing

Deri tek Prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit kam dorëzuar listë të dëshmive të cilat janë USB me 115 audio incizime dhe fotografi. Kërkoj që Prokuroria t’i dorëzojë në gjykatë dhe të lejoj që të njëjtat të lëshohen, me mundësi që publiku të përjashtohet.” – tha – Aleksandër Vasilevski- Ninxha.

Prokurorja Ivana Trajçeva tha se nuk mund të deklaroj asgjë për ato materiale, nuk ishte e sigurt nëse ndodhen në prokurori pasi asaj nuk i janë dorëzuar personalisht. Ndërkohë, Avokatja e Ninxhës, Eleonora Jankoviq tha se nuk e din saktë se për çfarë dëshmie bëhet fjalë konkretisht.
Ne nuk kemi njohuri se konkretisht për çfarë materiale bëhet fjalë, pra bëhet fjalë për sekret zyrtar.

Materialet janë dorëzuar në prokurori dhe vlerësojmë se Prokuroria duhet t’i dorëzoj në gjykatë pasi i akuzuari tha se bëhet fjalë për indikacione serioze që e mbështesin dëshminë e tij e dhënë këtu para gjyqit.” – theksoi Eleonora Jankoviq- avokate e Ninxhas.

I akuzuari Ninxha më herët pati dëshmuar se Qendra e operacionit për sulmin e përgjakshëm më 27 prill të vitit të kaluar ka qenë i vendosur në katin e tetë të Oborrit të Bardhë të VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që ish zv/ministrja Biljana Brishkovska – Boshkovska i ka urdhëruar Trajko Veljanovskit që deputetët të hapin dyert e Kuvendit.

Dëshmi shtesë ka paralajmëruar edhe mbrojtja e të akuzuarve Mitko Çavkov, Dushko Llazarov dhe Munir Pepiq, por përpara se të prezantohet para trupit gjykues këto dëshmi duhet të deklasifikohen. Ndërsa, për dëshminë e propozuar nga mbrojtja e Munir Pepiq gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se me shumë gjasë nuk do të deklasifikohet nga DSK-ja, megjithëse ende nuk ka qëndrim zyrtar me shkrim.

Seanca filloi me vonesë rreth një orë pasi që të akuzuarit Munir Pepiq i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Ndërkohë, seanca e radhës do të mbahet më 20 dhjetor.
Për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”. Në mesin e të akuzuarve janë deputetë, të punësuar në MPB, pjesëtar të sigurimit të Kuvendit si dhe artistë.