Nis ceremonia e inaugurimit të Presidentit të 46, Biden mbërrin në Capitol

Nis ceremonia zyrtare e inaugurimit të Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë betimin si presidenti në një kohë përçarjesh dhe krizash të vështira për SHBA por dhe botën.

Marketing

Ekipi i Biden është përpjekur të minimizojnë turmat e njerëzve dhe u ka kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë në Washington, DC, por ta ndjekin inaugurimin nga shtëpitë e tyre. Kjo ka ardhur si pasojë, jo vetëm e sigurisë së Presidentit Biden, por gjithashtu edhe si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Në vend të njerëzve, komiteti i inaugurimit ka vendosur 200,000 flamuj që përfaqësojnë të 56 shtetet dhe territoret amerikane.

Ndërkaq, Presidenti i cili pritet të emërohet, Biden ka mbërritur në Capitol Hill rreth orës 16:30, teksa pritet të bëjë betimin jashtë ndërtesës në mesditë, me orën lokale në SHBA.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/FognBPhs5rw” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Marketing