Nis marrja e dozës së dytë të vaksinave për punonjësit e Policisë së Shtetit

Ka nisur marrja e dozës së dytë të vaksinave anti-Covid për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Pritet që brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marrin dozën e dytë, duke qenë ndër kategoritë më të rriskuara.

“Nisi sot faza e dytë e vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, për marrjen e dozës së dytë të vaksinës. Brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marrin dozën e dytë të vaksinës. Punonjësit e Policisë janë kategoria më e riskuar, pasi kanë qenë dhe janë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të zjarrit në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19.”

Marketing

Ndërkohë, vaksinim në rang vendi po vazhdon normalisht dhe sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, janë bërë më shumë se 500 mijë vaksina.

Marketing