Nis ndërtimi i fushës sportive, Nura: Dollnenin e kemi më shumë se obligim

Premtimet elektorale duket që nuk kanë ngelur vetëm në letër për banorët e Dollnenit. Për herë të parë, fëmijët dhe banorët e Dollnenit do të bëhen me teren modern të sportit.

Marketing

Zv.drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Izmit Nura dhe Kryetari i komunës, Xhemal Qamili kanë inauguruar fillimin e punimeve për ndërtimin e fushës sportive në këtë lokalitet.

“Dollneni është më shumë se obligim. Dje nisem punimet për rikonstruimin e fushës së sportit, një investim prej 4.670.000 denar i cili realizohet në bashkëpunim me komunën. Falënderoj kryetarin Xhemil Qamili për bashkëpunimin dhe angazhimin. Premtimet tona janë përgjegjësi. Për ne flasin veprat. Bashkë më të fortë”, shkruan zv.drejtori Izmit Nura.

Nura shprehet që ky investim është i qëlluar nga shkaku se banorët e Dollnenit pasi deri tani nuk kanë patur një teren të përshtatshëm dhe lojat e sportit i kanë zhvilluar në mjedise të improvizuara.

Marketing