Nis procedura për blerjen e ilaçeve për diabetin në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot ka filluar procedura për furnizim publik të insulinës, glukagonit, gjilpërave për insulinë dhe shiritave për matje të sheqerit dhe pompa të insulinës me material shpenzues për periudhën prej shtator 2018 deri shtator 2020.

Marketing

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se procedurat janë planifikuar në mënyrë adekuate, në pajtueshmëri të numrit dhe nevojave të pacientëve dhe qytetarëve dhe se para se të shpallej furnizimi publik janë kontaktuar shoqatat e qytetarëve të cilët kanë dhënë mendimet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në pajtueshmëri me kërkesat në dokumentacionin e tenderit, për herë të parë pas gjashtë viteve në Republikën e Maqedonisë priten ilaçe të reja për diabet, siç janë insulina dhe terapia ampulare. Në gjithë procesin ka qenë i përfshirë edhe Komisioni kombëtar për diabet”, thonë nga MSH.

Ata më tej shtojnë se deri në përfundim të procedurës për furnizim publik do të ketë sasi të mjaftueshme të insulinës në të gjithë barnatoret për insulinë.M