Nis puna e prokurorisë së posaçme Antikorrupcion

Nga sot, në Shqipëri ka nisur puna e prokurorisë së posaccme antikorrupsion, SPAK. 8 anëtarët e zgjehdur nga Këshilli i Lartë i prokurorisë u betuan para presidentit se do t’i qëndorjnë besnikë Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë.

Marketing

Struktura e SPAK parashikon që do të hetojë akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, ministrat, kryetarët e bashkive, deputetët, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë.

Kësaj strukture nuk do t’i shpëtojnë as ish-zyrtarët.

Nisja e funksionimit të Prokurorisë së posaçme antikorrupsion menjëherë pas betimit në Presidencë të 8 prokurorëve u përshëndet nga selia diplomatike e SHBA-së. Në reagimin e saj ambasada thekson se nisur nga sot Shqipëria ka një organ që do të hetojë të paprekshmit, ndërsa garantoi mbështetjen amerikane

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca u shpreh ngritja e SPAK është një hap para në zbatimin e reformës në drejtësi.

Edhe Partia Demokratike e përshendeti fillimin e punës së SPAK-ut u shpreh se e mbështet funksionimin e pavarur të kësaj strukture.

Ndërkohë dje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë 3 prej prokurorëve të SPAK u dëgjuan si pretendentë për të marrë kreun e këtij organi, post të cilin e mori prokurori Arben Kraja.

Marketing