Nis regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë fillon prej sot dhe do të zgjasë deri më 30 qershor. Më 15 korrik duhet të publikohen rezultatet.

Marketing

Për shkak të gjendjes me virusin korona, regjistrimi do të bëhet me orar të caktuar paraprakisht nga shkolla.

Sipas protokollit, regjistrimi zbatohet në termin të konfirmuar nga Komisioni për regjistrimin e nxënësve të formuar nga drejtori i shkollës.

Duhet të ketë pauzë prej të paktën 20 minuta mes termineve për bisedë të anëtarëve të komisionit me çdo fëmijë. Në pauzat ndalohet grupimi i të pranishmëve në shkollë.

Në hapësirën për bisedë mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e Komisionit për regjistrim, fëmijë dhe njëri prej prindërve/kujdestarëve.

Të paktën dy metra distancë duhet të ketë mes të pranishmëve, të rriturit të mbajnë maska dhe doreza, ndërsa pas çdo bisede hapësira duhet të dezinfektohet.

Në hyrje të shkollës detyrimisht duhet të ketë mjet për dezinfektimin e këpucëve dhe duarve, si dhe materiale të vendosura edukative-informative për respektimin e masave mbrojtëse parandaluese.

Marketing