Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Azerbajxhan, ja si mund t’i blini

Kompania e cila ka marrë të drejtën e menaxhimit dhe shitjes së biletave për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani, ka njoftuar se sot në orën 12:30 ka filluar shitjen online të biletave.
Çdo person paraprakisht duhet të hapë llogarinë në platformën www.tiks.app dhe më pas ta kryejë pagesën nëpërmjet kartelave bankare.

Marketing

Çdo person ka të drejtë të blerjes së tri biletave me kartelën bankare, por duhet që të japë të dhënat për secilin posedues të biletës, pasi në biletë do të shtypet emri dhe mbiemri i secilit posedues të biletës.

Marketing