Nis takimi Kurti-Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me Vjosa Osmanin, Agim Veliun e Lutfi Hazirin kanë arritur ne Kuvendin e Kosovës për t’u takuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Marketing

Ata po synojnë arritjen e një marrëveshje që do të rezultonte me krijimin e një koalicioni që do të drejtonte qeverinë e re të Kosovës. Krerët e dy partive që morën më së shumti përkrahje qytetare në zgjedhjet e fundit në Kosovë, janë takuar edhe dje, ku bashkë kanë biseduar për më shumë se tre orë, por që as atëherë nuk dolën me një marrëveshje përfundimtare. Madje, as nuk u deklaruan për media.

Ndërsa të hënën, presidenti i Kosovës ka pritur në takim konsultativ fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtin e Vetëvendosjes. Pas takimit, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se i ofron Kurtit 48 orë për të nominuar kandidatin për kryeministër, para se të marrë veprimet e radhës kushtetuese. Orët e afatit kohor të Thaçit përfundojnë sonte në mesnatë.