Nis turzimi në Korçë, vendas dhe të huaj vizitojnë qytetin jugor

Ajri i pastër, rrugët me kalldrëm muzetë historikë, e bëjnë Korçën një qytet të vizituar për turistët, jo vetëm vendas por edhe ata evropianë dhe amerikanë.

“Po qëndroj  këtu në Korçë, jam nga Kalifornia, jam këtu për shkak të masave lehtësuese të Covid-19, shumë vende në botë janë të mbyllura, këtu mund të dalësh të shkosh në restorante, të shëtisësh i lirë dhe të bësh sport.”

Përshtypjet e një çifti nga Polonia mbeten ndër më të mirat për qytetin, ndonëse si hera e parë në Korçë ata kanë mbetur të mahnitur.

Marketing

“Është hera e parë në Korçë unë jam nga Polonia, është shumë interesante, pazari dhe Kisha, ushqimi tradicional më pëlqen shumë.”- thotë gruaja.

“Jam i suprizuar, më pëlqen dhe do ua rekomandojë kur të më pyesin, është një vend shumë i mirë për t’u vizituar.”- shprehet bashkëshorti i saj.

Pas një viti të vështirë, qytetet shqiptare nga Jugu në Veri duket se po gjallërohen, me rritjen e temperaturave dhe atraksioneve turistike që mban vendi ynë.