Niset për Shqipëri edhe furgoni i radhës me ndihma humanitare nga Komuna e Çairit

“Niset për në Shqipëri edhe furgoni i radhës me ndihmë humanitare i Komunës së Çairit!

Marketing

Pas furgonit të djeshëm të nisur për në Shqipëri, Këshilli i emergjencës i formuar nga ana e Komunës së Çairit i përbërë nga anëtarët e Këshillit të Komunës së Çairit Zahir Bekteshi, Fisnik Ramani dhe Ridvan Çajani, të punësuar në Komunën e Çairit, përfaqësues të Tifo Grupit “Shvercerat” dhe rinia e Çairit vazhduan me grumbullimin e ndihmës humanitare dhe kompletuan furgonin e rradhës, të cilin tashmë e nisën për në rajonet e goditura nga tërmeti në Shqipëri!
Këtu nuk ndalemi, vazhdojmë fuqishëm në ndihmë të bashkëkombasve tanë!” – zyra për informim, Komuna Çair

Marketing