Nishani: Nuk kam ambicie për kryetar, PD ka nevojë për një hapje të madhe si shtëpi e lirisë

I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, ish-presidenti dhe ish-deputeti i PD-së, Bujar Nishani u shpreh se nuk ka ambicie për kryetar të PD-së.

Ai shtoi se PD ka nevojë për një hapje të madhe dhe të jetë një shtëpi e madhe e lirisë, dhe jo një pronë e kryetarit.

Nishani: Absolutisht që nuk kam ambicie për kryetar, sepse është një çështje dytësore. Kauza ime është të shoh PD-në të madhe. Kjo fillon me një rritje të saj dhe me ndryshimin e statusit, kryesia dhe Këshilli kombëtar të jenë funksionalë dhe të mos quhet si një dhuratë, por të vijnë pas një gare në ndershme.

Marketing

Kryetari i partisë nuk mund të jetë pronari i partisë, por duhet të imponojë respekt dhe autoritet. Pra, PD ka nevojë për një hapje të madhe dhe të jetë një shtëpi e madhe e lirisë. PD nuk mund të jetë më e besueshme me formulat dhe vizionet e 2015, por që do të marrë frerët e shtetit në vitin 2025, se ka lindur si një parti e frymës së lirisë.

Marketing