Nisi përdorimi i testeve të shpejta, rezultatet e testimit merren për 15 minuta

Mëngjesin e kësaj të hëne në Poliklinikën “Gjorçe Petrov” ka filluar implementimi i testeve të shpejta për Covid-19. Bëhet fjalë për teste të teknologjisë së fundit nga Kompania “Abbott”, rezultatet e të cilave qytetarët do të mund t’i marrin për 15 minuta.
Gjithsej 13 mijë teste të njëjta do të shpërndahen në të gjithë territorin e shtetit. Me këtë lloj testesh të shpejta pritet të zmadhohet kapaciteti i laboratorëve shtetërorë në të gjithë vendin që realizojnë testime për prezencë të virusit Sars Cov2. Për momentin njoftohet se deri në fund të javës të gjitha terminet janë të zëna, qytetarët që kishin ardhur për t’u testuar u shprehen se testi i shpejt i cili tani kushton vetëm 1 mijë denarë është i përballueshëm për buxhetin e tyre.
“Kam simptoma dhe që të jem e sigurt erdha të bëj testin. Vet e caktova terminin dhe më kushtoi 1 mijë denarë. Rezultatet na thanë për gjysmë ore.”,- tha një qytetar.
“Mjeku amë më tha se nuk ka termin. Nuk më jepej të paguaj 3 apo 4 mijë denarë, këtu vetëm 1 mijë denarë.”,- u shpreh një qytetar.
“Në krahasim me klinikat tjera këtu po, pasi qytetarët nuk kanë mundësi, dikush mund të ketë nevojë të testohet, por nuk ka mundësi ta paguajë.”,- theksoi një qytetar.
“Rezultati më thanë që është negativ, por se testin më thanë që do të ma japin të nesërmen.”,- tha një qytetar.
Lidhur me procedurën me implementimin e këtyre testeve, fillimisht merret brisi në mënyrë nazofaringeale, pastaj vendoset në një epruvetë në të cilin ka lëng, duhen 15 deri në 20 minuta, hidhet në një pllakë, ku rezultati merret menjëherë. Nëse personi që testohet me këto teste është pozitiv, ai gjatë ditës njoftohet nga Instituti për Shëndet Publik, i cili më pas i nënshtrohet anketës epidemiologjike për personat me të cilët ka pasur kontakt. Nga Ministria e Shëndetësisë theksuan se me rishikimin e buxhetit, planifikohet që me afër 40 milion denarë, të sigurohen edhe 100 mijë teste të shpejta, në mënyrë që t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve.
Marketing