Nisin testimet për rikthimin e aeroplanit “Boeing 737 Max

Kompania e avionëve “Boeing” duhet të realizojë test fluturime të modelit të tërhequr “737 Max”, në tentimin që këtë javë sërish aeroplanin ta kthejë në qiell.

Marketing

Është planifikuar që pilotët dhe ekspertët teknikë të kenë testime treditore, që është e mundur të fillojnë që sot, transmeton BBC.

Aeroplanët, gjoja, do të kalojnë një seri skenarësh të ndryshëm në ajër në afërsi të bazës së “Boeing” në Seattle.

Aeroplani më i shitur i kompanisë “Boing” vitin e kaluar u rrëzua në dy fluturime me pasoja tragjike, në fluturimet e “Lion Air” dhe “Ethiopian Airlines” kur të gjithë 346 personat në aeroplan e kishin humbur jetën gjatë rrëzimit të dy aeroplanëve edhe atë në periudhë prej pesë muajve.

Marketing