Nisma “Libra dhe mësim duhet të ketë”, protesta të reja të mërkurën

Edhe pse është refuzuar kërkesa e tyre për referendum në arsim, Nisma qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” nuk dorëzohet.

Marketing

Ata gjatë tri ditëve të ardhshme në zyrat e KSHZ-së në Shkup dhe Manastir, nga ora 8 deri më 16:30 do të mbledhin nënshkrime, të cilat do t’i shfrytëzojnë për të hapur procedurë për nënshkrimin e referendumit. Kjo nismë qytetarë paralajmëroi edhe protesta të reja të mërkurën.

“Do të doja t’i bëj thirrje të gjithë opinionit të Maqedonisë, të gjithë qytetarëve të prekur pa dallim të fesë, kombit, gjuhës apo përkatësisë politike të na mbështesin në protestat tona të cilat do të mbahen të mërkurën me fillim nga ora 18:00 në të gjitha qytetet në vend, me atë që në Shkup do të mbahet marsh i qetë protestues, i cili do të fillon nga ministria e arsimit dhe do të përfundon para Kuvendit.”,- tha Dragana Spasevska nga Nisma Qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë”.

Edhe përskaj reagimeve të prindërve, MASH publikoi shpallje për autorë për përpunimin e materialeve të reja mësimore për klasat e katërta. Nga resori thonë se e drejta e protestës është e garantuar me ligj, por shtuan se është absurd të protestohet kundër përparimit në procesin arsimor. Duhet të hapërojmë me trendet bashkëkohore dhe të afrohemi me standardet për arsim cilësor, thonë nga Ministria e Arsimit.

Marketing