Nisma për ligjin për amnisti para gjykatësve kushtetues

Gjykatësit Kushtetues në seancën e sotme duhet ta shqyrtojnë nismën për vlerësim të kushtetueshmërisë dhe legjitimitetit të nenit 1 dhe nenit 2 të Ligjit për amnisti, në bazë të të cilave janë amnistuar persona të involvuar në dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Mes të amnistuarve për “të enjten e përgjakshme” ishin edhe pesë deputetët Kërsto Mukovski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullvoski, Lupço Dimovski dhe Luben Arbaudov, të ciltë akuzohet se i kanë hapur dyert dhe i kanë orientuar personat me maska dhe qytetarët tjerë drejt sallës plenare dhe drejt pres-qendrës në Kuvend më 27 prill.

Marketing

Mes të amnistuarve ishin edhe udhëheqësit e protestave të “Për një Maqedoni të përbashkët” Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Boris Dimovski, të cilët janë akuzuar se me fjalimet e tyre i kanë ftuar qytetarët të hyjnë në shtëpinë ligjvënëse. Gjykata në Shkup shqiptoi dënim në kohëzgjatje prej gjithsej 211 vjetëve, 16 të pandehurve për sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 për rrezikim të sistemit kushtetues dhe sigurisë. Dënim më të lartë prej 18 vjetëve burg mori ish-drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, ndërsa të tjerët morën nga tetë deri 15 vjet burg. Aktvendim për liri për “27 prillin” mori operisti Igor Durllovski.