Niveli i Treskës tetë herë më i ulët se mesatarja për dhjetorin

Tetë herë më i ulët se mesatarja për dhjetorin është niveli i lumit Treska në Makedonski Brod, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.

Marketing

Ulje drastike shënojnë edhe Sateska në Botun, Pçinja në Banjën e Katllanovës, Cërna Reka në Novaci si edhe Kriva Reka në Kriva Pallankë.

Nivele më të ulëta se mesatarja janë matur edhe në Vardar në Veles, Jegunoc, Demir Kapir dhe Shkup (Zajçev Rid), si edhe niveli i Bregallnicës në Shtip.