Një amerikan përshkon Antarktidën i vetëm

Një shtetas amerikan përfundoi udhëtimin e parë në Antarktidë, i vetëm dhe pa ndihmë, pasi përshkroi rreth 1600 kilometra në 54 ditë në këtë territor të akullt.

Marketing

Colin O’Brady, ish-atlet profesionist, 33 vjeç, u ndoq me GPS dhe hollësitë e aventurës së tij u transmetuan çdo ditë në web faqen colinobrady.com.

I pajisur me ski, ai ka tërhequr gjatë gjithë udhëtimit bagazhin, një lloj slite që transporton të gjitha furnizimet e nevojshme dhe materialin që i nevojiten për t’u qetësuar dhe e gjithë pesha ishte rreth 180 kilogramë.

Në vitet 1996-1997, eksploruesi norvegjez Borge Ousland ishte i pari që përshkroi kontinentin e bardhë krejt i vetëm, por me ndihmën e një parashute. Aventurierë të tjerë janë furnizuar me ushqime gjatë rrugës.

Oficeri i lartë britanik, Henry Worsley vdiq në 2016 në përpjekje për të kaluar Antarktidën krejt i vetëm dhe pa ndihmë. Shumë të tjerë nuk ia kanë dalë mbanë duke u kthyer mbrapsht në gjysmë të rrugës.