Një avion japonez i mallrave bën ulje emergjente në Rusi

Një avion mallrash i All Nippon Airways të Japonisë (ANA) bëri ulje emergjente në Rusi pasi piloti humbi vetëdijen, njoftoi dje Ministria e Transportit të këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, Boeing 787 u nis nga Parisi në Tokio me tetë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Pasi piloti humbi vetëdijen, avioni u detyrua të bënte ulje emergjente dje në mëngjes në aeroportin Tolmachevo në Novosibirsk, Siberi, 1.500 kilometra nga Moska.

Marketing

Ministria e Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit të Japonisë e ka konsideruar uljen emergjente si një incident serioz dhe arriti në përfundimin se piloti ishte i papërshtatshëm për të operuar avionin.



. .

Marketing