Një baba shembullor, George Clooney tregon “hobin” e tij gjatë izolimit

HOLLYWOOD, CA - JUNE 07: Actor George Clooney arrives at the American Film Institute's 46th Life Achievement Award Gala Tribute to George Clooney on June 7, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)

George Clooney ka folur së fundmi për kohën e kaluar gjatë karantinës. Në një intervistë për revistën “W”, aktori hollivudian përshkroi se si iu desh të hiqte “kapelen” e yllit të filmit për ta zëvendësuar me atë të një babai të përkushtuar me kohë të plotë gjatë fëmijëve.

Marketing

“Do t’ju tregoj atë që kam bërë si një hobi: dy ose tre lavatriçe në ditë, pjata gjatë gjithë ditës sepse këta fëmijë janë dembelë”, tha me shaka aktori, duke shtuar më tej se i është dashur të bëjë dhe stilistin e flokëve.

“I kam prerë flokët djalit tim. Dhe flokët e mi, por jo vajzës time. Do të krijoja telashe po ta bëja, Vajza ime duket e mrekullueshme, flokët e saj janë shumë të gjata. Por gruaja dot ë më vriste nëse do t’i prisja flokët vajzës sime.”, shtoi më tej aktori.

George Clooney and Amal Clooney arrive at the Los Angeles premiere of “Catch-22” at TCL Chinese Theatre on Tuesday, May 7, 2019. (Photo by Jordan Strauss/Invision/AP)
Marketing