Airbus Beluga XL është nisur nga Blagnac, në Tuluz, në Jug-Perëndim të Francës dhe ka bërë fluturimin e tij të parë.

Gjigandi i ri i qiellit i projektuar nga Airbus, ndërtuesi europian i aeroplanëve, është i gjatë 53, 1 metra dhe i lartë pothuajse 19 metra. Ai do të zënë dalëngadalë vendin e Beluga A300-600ST në 2019.

Gjatë vitit të ardhshëm rreth 5 Beluga XL do të hyjnë në shërbim nga ndërtuesi europian. Sipas informacioneve të shpërndara nga kompania mjetet do të përdoren për të transportuar pjesë të avionëve të tjerë.

Krahasuar me paraardhësit e tij, ai ka një kapacitet ngarkese prej mbi 30% më të madh, duke garantuar një transport prej 53 tonësh në një distancë prej 4 mijë kilometrash. Trupi I avionit është projektuar ti ngjajë një balene të bardhë.