Një britanik mbrëmë duke drejtuar automobilin “mitsubishi” ka goditur një çiklist në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup pas së cilës çiklisti i lënduar është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” dhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 20:15 kur 51 vjeçari Xh.P. nga Britania e Madhe me vendbanim në Bullgari ka goditur në 39 vjeçarin M.P.

Çiklisti me automjetin e Ndihmës së Shpejtë mjekësore është dërguar në Qendrën klinike ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.