Një burrë është gjetur i vdekur në një banesë në Shkup

Një burrë i moshës 47 vjeçare është gjetur i vdekur në një banesë në Shkup, kanë bërë të ditur nga MPB.

Marketing

Sipas informacioneve të policisë, personi është gjetur i vdekur më datë 26 korrik në rrugën Bojmija.

Nga ana e ekipit të SPB Shkup është bërë hetim në vend ngjarje, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.