Një burrë gjendet i vdekur në ujërat e lumit Pçinja, afër Katllanovës

Në afërsi të urës në autostradën Veles-Katllanovë, në ujërat e lumit Pçinja, është gjetur i vdekur S.P. (73) nga Katllanova. I ndjeri është paraqitur se është larguar nga shtëpia më 20 janar të vitit 2021.

Marketing

Siç kumtoi MPB-ja, për këtë rast ka pasur paraqitje dje në ora 13:56 në SPB Shkup.

Vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma urgjente mjekësore, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik trupi është dërguar në autopsi.