Policia në Gjilan dje arrestoi një person të dyshuar për veprën penale ‘shtrëngim’.

I njëjti dyshohet se me anë të presionit, shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes ka detyruar bashkëshorten e tij të abortojë fëmijën, raporton lajmi.net.

Viktima dyshohet se ishte shtatzënë tash e pesë muaj.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.